Mbyllet pjesa e parë, Drita në epërsi ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në pesë ndeshjet e xhiros së 34 në Superligën e Kosovës në futboll.

Vëmendja kryesore është në Gjilan, aty ku po zhvillohet derbi lokal ndërmjet Gjilanit dhe Dritës në të cilën sfidë është shënuar vetëm një gol pas 45’ minutave të para.

Është Drita ajo që ka shkuar në pushim me epërsi minimale 1-0 me golin e realizuar në minutën e 32’ të ndeshjes.

Në pushim me epërsi 1-0 ka shkuar edhe rivali i Dritës për titull, Ballkani që po triumfon ndaj Llapi me golin e Limanit në minutën e 32-të.

Rezultatet tjera janë këto:

Drenica 1-1 Dukagjini

Ferizaj 0-0 Trepça ‘89

Malisheva 0-0 Prishtina.

Back to top button