Mbytet një person në lumin Kir

 

Një person është mbytur pak minuta më parë në lumin Kir, në zonën e Postribës (Shqipëri).

Personi në fjalë është larguar prej mbrëmë nga shtëpia, teksa mësohet se është i moshës 47 vjeçare.

Viktima mendohet se ka qenë me probleme mendore.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit të Shkodrës./oranews

Back to top button