Mc Kresha: Do ta lë muzikën si kampion

 
Sot është një prej reperëve më të suksesshëm shqiptar, por MC Kresha mendon që në një periudhë të caktuar ta lë muzikën.
Mc Kresha në emisionin “Fol Shqip Show” ka thënë se kur të vendos ta lë muzikën, do të tërhiqet si kampion, e jo kur të fillojë t’i bie fama.
“Sepse unë nuk besoj në famë, unë nuk besoj që jam i famshëm, prandaj sillem normal…”,ka thënë ndër të tjera reperi në emision.

Mc Kresha dje ka sjellë një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me reperin Capital T. Dyshja  kanë lansuar këngën e titulluar “Heku Qafe”, e cila është pjesë e albumit të ri të Capital T, “Heart Broken Kids”./21Media

Back to top button