McAllister nesër në Tiranë

Ai do të prezantojë para krerëve politik një platformë

Të martën në mesditë mbërrin në Tiranë zëvendëspresidenti i Partisë Popullore Europiane njëherësh kreu i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David Mcallister, i cili se bashku me raporterin për Shqipërinë, Knut Fleckestein do të tentojnë arritjen e një marrëveshje mes maxhorancës dhe opozitës.

Mësohet se McAllister, i cili njihet si një prej politikanëve afër kancelares Angela Merkel do të shpërndajë sapo të mbërrijë, një deklarate për qëllimin e vizitës së tij dhe nuk do të flasë pa ia arritur qëllimit për një takim mes kryeministrit Edi Rama e liderit të opozitës Lulzim Basha.

Mësohet se faktori ndërkombëtar ka përgatitur një platformë, e cila do t’u prezantohet krerëve të politikës shqiptare me synimin për të arritur kompromisin.

Mcallister do të largohet nga Tirana të mërkurën dhe ende nuk dihet nëse ndërmjetësimi i tij do të shënoje arritjen e një marrëveshje apo kjo tentativë e Partisë Popullore Europiane dhe Parlamentit Europian do të dështojë./21Media

Back to top button