McCain: Lavrov është kukull e “banditit dhe vrasësit” Putin

Senatori McCain me akuza të rënda në adresë të Presidentit të Rusisë

Senatori republikan, John McCain, e ka cilësuar ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, si kukull të banditit dhe vrasësit, Vladimir Putin.

Në intervistën dhënë kanalit televiziv, Foks News, McCain deklaroi se ministri i Jashtëm i Rusisë nuk ka se çfarë të kërkoi në zyrën ovale, duke komentuar takimin mes Lavrovit dhe presidentit amerikan, Donald Trump, të zhvilluar në Washington, shkruan rtv21.tv

McCain njihet si kritik i ashpër i Rusisë, i cili ka akuzuar Moskën se në Siri po ndërmerr sulme kundër infrastrukturës civile, e jo kundër pozicioneve të militantëve islamikë.

Takimi mes Llavrovit dhe Trumpit u zhvillua më 10 maj në Shtëpinë e Bardhë. Pas këtij takimi, gazeta New York Times raportoi se Trump i ka shpjeguar Llavrovit arsyet për vendimin e tij për të shkarkuar drejtorin e FBI-së, James Comey.

Sipas burimeve të gazetës, Trump e ka cilësuar Comeyn si një të çmendur.

McCain tha se nuk e di dhe nuk mund ta kuptoi se si Trump ka mundur të thotë një gjë të tillë për Comey, gjatë takimit me Lavrovin./21Media

Back to top button