McShane: Kosova duhet të ndërtojë marrëdhënie të mira me vendet evropiane në vend që t’i lutet SHBA-së për ndihmë 

(Lajm i përditësuar)


McShane për Asociacionin: Kufijtë e Kosovës të përcaktuar më 1999 mbetën të pandryshuar

Ish sekretari për Evropën i Britanisë së Madhe, Denis McShane tha për RTV21 se e kupton shqetësimin nga një Republikë Serbe në Kosovë, kur bëhet fjalë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, por vlerësoi se pavarësisht nga takimet ose shqetësimet që mund të ngrejnë komunat, kufijtë e Kosovës të përcaktuar më 1999 mbeten të pandryshuar.

‘Ne kemi të drejtën e mbikëqyrjes, nëse doni, në shumë vende të Evropës ku pakica jeton në një vend fqinj. Le ta marrim edhe shembullin briatnik. Tani një marrëdhënie ndërmjet Skocisë dhe Anglisë është shumë e tensionuar. Nga ana e nënës sime unë vij nga një familje irlandeze dhe marrëdhënia ndërmjet Anglisë dhe Irlandës tani është jashtëzakonisht e mirë. Por deri para 20 vjetve kur Tony Blair nënshkroi marrëveshjen e paqes të quajtur E Premtja e Mirë situate ishte shumë e tensionuar që shkonte deri në një konflikt të hapur, konflikt fetar, konflikt ushtarak, konflikt gueril dhe gjysmë terrorist. Unë e kuptoj frikën për krijimin e një Republike Serbe në Kosovë, por unë nuk mendoj se ka mjaft serbë që e mbështesin këtë. Unë kam qenë në shumë qytete të Kosovës, qoftë pakicat serbe apo manastire serbe janë të mbrojtura nga banorët lokalë, janë të respektuar dhe po kryhen punë normale. Ka një problem të veçantë në veri të Kosovës dhe e thash. Por kjo nuk do të thotë se këto komuna që mund të takohen dhe zakonisht takimet komunale janë të mërzitshme siç do kund në botë, këto komuna mund të takohen, të flasin dhe të ankohen por në fund të fundit askush nuk do të ndryshojë kufijtë e Kosovës të përcaktuar më 1999. Por ndonjëherë duhet të japësh pak më shumë. E di se provokimet janë irrituese dhe e di se nuk është shumë e lehtë nëse je politikan në Kosovë dhe ata do të thonë se nuk mund t’i lejojmë serbët të takohen dhe kjo është e papranueshme brenda Kosovës por le te pyetemi a është kështu vërtetë? Nuk jam I sigurt, Këshilla ime do të jetë që të kthejnë faqen tjetër. Konsensusi, kompromisi I dhënë edhe merr.”, tha McShane.


McShane: Nuk mund të thuhet se identiteti varet nga valuta që përdoret

Ish sekretari për Evropën i Britanisë së Madhe, Denis McShane duke folur për çështjen  dinarit tha se një gjë e tillë nuk do të duhej të konsiderohej si prioritet  valuta.

“Nëse do të isha në politikën e Kosovës nuk do të investoja shumë në faktin nëse njerëzit tregtojnë në euro, dollar, dinar, monedha të arit për një pako të cigareve, Është vetëm valutë, mund të shkëmbehet dhe nuk mund të thuhet se identiteti varet nga lloji i parave që përdoren. “, tha McShane.

Ai porosit që një çështje e tillë të ndalohet e të mos  bëhet faktor destabilzimi.

“ Shumë e thjeshtë. Shumë kohë përpara se ju dhe unë, apo zoti Vuçiq e zoti Kurti, të kemi lindur Kosova dhe Serbia ishin pjesë e Perandorisë Romake. Ju e mbani mend Perandorinë Romake, sigurisht se po. Ka një thënie të rëndësishme në Romë: paraja nuk qelb. Pra nëse ju bëni para, bleni ose shisni mallra me to a ka shumë rëndësi, siç e thash qofshin dollarë apo dinarë, euro apo paund anglezë, kjo nuk ka shumë kuptim për mua. Kur insistoni se vetëm kushtetuta vendos se çfarë parasheh të përdoren më vjen keq,  por paraja është diçka e ndryshueshme dhe kalon përmes gishtave tuaj. Prandaj ndaloni të krijoni telashe tani. Nëse serbët duan të humbasin paratë e tyre duke shkëmbyer me kurset bankare, që ju marrin shumë para kur nuk përdorni një valutë të vetme të një vendi, kjo është dëshpëruese. Zoti Vuçiq dëshiron që të shpenzojë dinarët e taskapaguesve të tij për serbët dhe organizatat e tyre në Kosovën e Veriut në vend se të përqëndrohet në çështje të rëndësishme … dhe jo vetëm Kosova por edhe Maqedonia e Veriut, Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit meritojnë të jenë në Bashkimin Evropian, dhe gjithë ky mentalitet i pakuptueshëm po i mbanë ata peng. Britania e Madhe gjithnjë provon të jetë mike me të gjithë. Ne duam të jemi miq me Francën dhe me SHBA-në. Ne mund të mos pajtohemi për të gjitha dhe mund të ndjehemi të shqetësuar me ndonjë veprim, por ne nuk përplasemi. Prandaj është me rëndësi që të ketë investime në Kosovë dhe është e jashtëzakonshme që është hapur mundësia e Schengenit për qytetarët e Kosovës dhe duhet gjetur mënyra të tjera për të zhvilluar një ekonomi të turizmit, që është shumë e rëndësishme në botë sot, të zhvillohet një ekonomi mjekësore dhe të inkurajohen qytetarët e Kosovës që të përmirësojnë kualifikimet e tyre që të tërheqin para nga bota e sotme që po ndryshon shpejt.”, tha ai për rtv21.


McShane shfaq shqetësim për irredentizmin në Serbi: Nuk i ka thënë ende jo historisë

Ish sekretari për Evropën i Britanisë së Madhe, Denis McShane theksoi se është e trishtueshme që edhe pas 25 vjetësh nuk ka një përmbyllje të çështjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njohjes ndërmjet tyre.

“Është e qartë dhe unë do të citoj një proverb anglez që nuk e di nëse përshtatet në gjuhën në shqipe por ne themi: mund të sillni një kalë tek uji, por nuk mund ta bëni që ta pijë. Mund ta sillni të dashurën në vallëzim, por nuk mund ta shtyni të vallëzojë. Dhe ajo që thuhet është se: serbët u ndjenë të poshtëruar me atë që ndodhi në vitin 1999 dhe 2000 dhe duket se nuk ka një mënyrë të duhur për ta tejkaluar këtë ndjenjë të poshtërimit. Një popull që ndjehet i poshtëruar bëhet defanziv, i zemëruar, nervoz. Por në Kosovë njerëzit zgjedhën në bazë të deklaratës së pavarësisë dhe kjo ka kuptim kur flet për audiencën në Kosovë që do të gëzohen por është shumë më e vështirë kur provon që të arrihet një zgjidhje. Dhe për mua pika kryesore është irredentizmi serb në Bosnjë dhe këtu në Kosovë kjo pamundësia që të mendohet në mënyrë kreative, sepse shumë njerëz kanë vuajtur nga kjo dhe poashtu edhe serbët. Shumë nga miqtë e mi serbë, njerëz të mençur nuk janë më në Serbi. Ata janë në kryeqendrat evropiane apo edhe në Amerikë, duke punuar, duke bërë para, duke u bërë zyrtarë të lartë në institucione publike, Ata duhet të ndërtojnë vendin e tyre, Unë do të dëshirojë që zoti Vuçiq, veçanërisht, ta kuptonte këtë. Dhe unë do të doja ndonjëherë, meqë kam miq shumë të mirë në Kosovë, shpresoj të mos e humbas ndonjë, të reflektojnë dhe të shohin shembuj të tjerë në historinë evropiane. Si e kemi bërë paqen në Irlandë, në Irlandën e Veriut, ko ishte shumë më e vështirë, shumë më terroriste para më shumë se 20 vjetëve, si e bëmë atje. Si e bëmë që katalonët dhe spanjolët të jetojnë në harmoni dhe së bashku. Ka shumë shembuj në historinë e re të Evropës dhe ato duhet të studiohen, Por mbi të gjitha qasjuni Evropës.”, tha McShane për rtv21

Sipas tij Serbia ende nuk i ka thënë jo historisë dhe shfaqi shqetësimin e tij me, siç e quajti, irredentizmin në Republikën Serbe të Bosnjë-Hercegovinës. 

“Po, zoti Putin ka miqtë e tij në Evropë. Natyrisht ka zotin Orban në Hungari, kishte Mari Le Pen në Francë dhe kush e di ajo mund të kthehet prapë nëse i duhen paratë nga zoti Putin për të bërë fushatë si kandidate për president të Francës. Zoti Putin ka liderë në vendin tim që të krijojë atë që quhet London Grad, ta bëjë Londrën zemrën e oligarkëve të Putinit në Evropë, që të mbrojë bankat e tyre, të mbrojë reputacioin e tyre, të paguaj shumë para për avokatët e Londrës, bankierët e Londrës, njerëzit e marrëdhënieve me publikun, duke blerë klubin futbollistik Chealea, duke blerë Gazeta. Pra  të gjitha këto luajnë lojën e zotit Putin sepse shumë prej tyre janë të kënaqur që të marrin paratë e tij. Për zotin Vuçiq unë nuk e di se çfarë avantazhi merr ai nga kjo, sepse sido që ta këpusni gjeografinë dhe historinë, Serbia dhe Beogradi dhe Serbia është një vend i madh evropian dhe Beogradi një qytet-kryeqytet evropian, por të gjithë njerëzit atje nuk kanë përparuar. Ne kemi parë problem të ngjashëm në Irlandën Veriore, që janë të gatshëm të bëjnë kompromise, që janë të gatshëm të heqin dorë nga historia, megjithëse t’i thuash jo historisë është gjëja më e vështirë për një politikan, Serbia nuk i ka thënë ende jo historisë.”, deklaroi ish sekretari britanik.


McShane thotë se Thaçi dhe Kurti nuk kanë shfaqur interes për lobim efektiv të Kosovës në Evropë

Ish sekretari për Evropën i Britanisë së Madhe, Denis McShane vlerësoi se Kosova nuk ka punuar sa duhet për të lobuar për vendin në Evropë.

Ai tha se këtë thirrje ia pat bërë kohë më parë dhe ish presidentit Thaçi e tani kryeministrit Albin Kurti.

Vërtetë doni t’jua listojë të gjitha çështjet e rëndësishme gjeopolitike, çështjet evropiane kur evropianët flasin me zëra të ndryshëm? Bashkimi Evropian nuk është një super shtet, pavarësisht se çfarë mendojnë britanikët për Evropën, është një federatë, një union, është një komunitet, 27 vende të ndryshme. Është përplot me histori të ndryshme mes tyre, jetojnë në probleme me pakicat hungareze në Rumani dhe Sllovaki p.sh.. Shikoni problemet ndërmjet Gjermanisë dhe Francës për momentin dhe ata po merren me çështjet e mëdha bankare aktualisht. Pra kjo kërkon zgjidhje dhe unë i kam bërë thirrje miqve dhe unë e konsideroj Hashim Thaçin mik prej shumë vitesh dhe ai tani po mbahet në Hagë për të kënaqur një prokuror amerikan dhe unë e konsideroj Albin Kurtin mik, edhe për shkak se jemi të një familjeje të ngjashme politike, dhe iu kam thënë vazhdimisht gjeni lobistë të mirë, gjeni njerëz të mirë. Ju keni shpenzuar shumë para për disa amerikanë të lobojnë që nuk mund të bëjnë shumë për ju, bisedoni me njerëz në Evropë që mund të krijojnë më shumë atmosferë dhe të mbështesin Kosovën, që të shkruajnë artikuj në Gazeta.”, u shpreh McShane ai për rtv21

Ai pati kritika për qeveritë  e Kosovës të cilat sipas tij nuk kanë punuar asnjëherë në mënyrë të duhur me Kosovën.

“Unë vet bëj aq sa mundem për ta “shitur” Kosovën dhe për këtë serbët më urrejnë dhe kjo është një urrejtje e vogël të cilën mund ta mbajë. Por as zoti Thaçi dhe as zoti Kurti nuk shfaqën interes në lobimin efektiv në Paris, në Londër edhe pse asgjë nuk ndodh në Londër, por loboni në mënyrë të ndryshme, ndryshoni shtrirjen politike, dinamikën politike. Më duhet të them si një politikan evropian, dhe unë jam futur në parlament më shumë se 30 vjet më parë si një parlamentar britanik megjithëse e shoh veten si një politikan evropian, mendoj se qeveritë e Kosovës, zyrtarët dhe administrata asnjëherë nuk janë angazhuar në mënyrë të duhur me Evropën ose nuk kanë marr këshilla nga miqtë e Kosovës që duan të ndihmojnë.”, tha ai.


McShane: Evropa duhet t’i bëjnë më shumë presion Serbisë, e Kurti duhet të kuptojë më mirë politikën globale

Ish sekretari për Evropën i Britanisë së Madhe, Denis McShane e quajti çmenduri faktin që sipas ti ende nuk është përmbyllur shtetësia e Kosovës.

“Saktësisht. Është çmenduri. Unë kam shkruar artikuj në shumë gazeta, në ato të mëdha, si p.sh në Time të Londrës, Le Mond, në El Pais dhë në Kathimirini në Athinë dhe kam thënë po këto gjëra. Por çështja kryesore është, imagjinojeni që në vitin 1970, rreth 25 vjet pas përfundimit të luftës së dytë botërore, Parisi dhe Boni, Franca dhe Gjermania ta urrenin ende njëra-tjetrën, të konfrontoheshin, të fajësonin ende njëra tjetrën, të insistonin që të përdornin valuta të ndryshme, do të ishte e paimagjinueshme”, tha Mc Shane tha ai për rtv21.

Sipas tij duhet të bëhet më shumë presion mbi Serbnë nga vendet evropiane. Derisa kryeministrin Kurti e porositi që ta kuptojë më mirë politiken globale

“ Dhe tani realisht ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Prishtinës dhe Beogradit kjo është gjendja sot. I gjithë Ballkani Perëndimor vuan. Ka vende të tjera, dhe po përmend Republikën Serbe dhe ne e dijmë agjendën nacionaliste dhe popullsitë të Serbisë. Por mendoj se më shumë presion duhet t’i bëhet natyrisht Serbisë, zotit Vuçiq tani por edhe më herët liderëve të tjerë serbë. Por kjo duhet të vijë, siç e thash, nga Parisi, Berlini ose gjetiu. Tani për tani Serbia po i dërgon disa armë, përmes Bullgarisë, në Kiev të Ukrainës për ta luftuar zotin Putin dhe Rusinë. Pra për momentin asnjëherë mos kërkoni nga Amerikanët që të bëjnë presion mbi asnjë vend që shihet ose mund të shihet se janë në anën e tyre. Amerikanët kanë listuar shumë vende të vogla që ndihmojnë ushtarakisht dhe tani zoti Vuçiq ishte mjaft i mençur, duke i thënë zotit Putin dhe duke marr sigurisht edhe miratimin e zotit Putin, të dërgojmë pak municion në Kiev dhe kjo na bën si djem të mirë nga pikëpamja e SHBA-së. Zoti Kurti dhe Prishtina duhet ta kuptojnë politikën reale globale. “, tha McShane.


McShane: Kosova duhet të ndërtojë marrëdhënie të mira me vendet evropiane në vend që t’i lutet SHBA-së për ndihmë 

Ish sekretari për Evropën i Britanisë së Madhe, Denis McShane porositi politiaknët kosovarë që të ndërtojnë marrëdhënie me të mira me Evropën. Sipas tij, në bazë të diskutimeve që ka pasur në Washnigton edhe atje çështjen e Kosovës e trajtojnë si problem evropian.

“Amerikanët do të thonë … dhe unë isha në Washington, e vizitoj Washingtonin dhe kam pasur diskutime në Ëashington, ata thonë ky është problem evropian. Zoti i ndihmon ata që e ndihmojnë veten. Nuk e di nëse një shprehje e këtillë ekziston në gjuhën shqipe. Prandaj i takon Kosovës, dikur z. Thaçi dhe tani z. Kurti që të ndërmarrin vendime të qarta dhe të mençura e mbi të gjitha të ndërtojnë marrëdhënie të mira me Parisin, Holandën, Stockholmin, në Londër pavarësisht BREXIT-it, natyrisht Madrid dhe Romë ose me fqinjët në Evropë, në BE, siç janë Greqia, Rumania, Bullgaria, të ndërtojë marrëdhënie të mira me ta në vend se të thotë; ju lutem i SHBA-së nëse mund të bëni punë për ne.”, tha McShane për rtv21.


McShane: Mendoj se pavarësia është shpallur më shpejt se sa unë do ta këshilloja

Ish sekretari për Evropën i Britanisë së Madhe, Denis McShane  në një intervistë për RTV21 tha se Shtete Bashkuara të Amerikës nën udhëheqjen e presidentit Bil Clinton kanë bërë shumë për çlirimin e Kosovës nga tirania serbe, por theksoi se Kosova është një vend i vogël në Evropë dhe duhet t’i qaset asaj.

Sipas tij pavarësia e Kosovës është shpallur më shpejt se sa ai do ta këshillonte

“Është mjaft trishtuese. Ishte e komplikuar në vitin 2008. E kam përcjellë çfarë ka ndodhur dhe mendoj se pavarësia është shpallur më shpejt se sa unë do ta këshilloja. Në atë kohë Kosova po i jepte shumë rëndësi vlerësimeve se SHBA-të do të ndihmonin në heqjen e barrës së rëndë dhe të ndihmonte Kosovën që të arrinte çdo gjë që kërkonte: anëtarësimin në OKB, anëtarësimin në NATO, anëtarësimin në BE, anëtarësimin në Këshillin e Evropës.”, tha McShane, për rtv21.

“Por unë mendoj se në Prishtinë nuk iu kushtua një vëmendje një gjëje tjetër se amerikanët  nuk vendosin se çfarë vendos Parisi, atë që e vendos Gjermania, Madridi ose Roma ose Brukseli e vendos. Kosova nuk bëri shumë për të komunikuar dhe të ndërtojë marrëdhënie me fuqitë në Evropë. Unë jam pro amerikan dhe e respektoj kontributin e madh që SHBA-të kanë dhënë nën udhëheqjen e Bil Clinton që të çlirojnë Kosovën nga sundimi tiran serb, por Kosova është një vend i vogël Evropian dhe duhet të mendonte më shumë në mënyrë evropiane atëherë dhe më shumë në mënyrë evropiane sot dhe pak më pak amerikane. “, shtoi ai./21Media

Back to top button