Më 13 qershor mbahet ankandi i tetë i letrave me vlerë për vitin 2024

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se më 13 qershor 2024 do të mbahet ankandi i tetë për vitin 2024.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media ku thuhet se në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 7 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (7 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë./21Media