Më 16 shkurt mbahet ankandi i dytë i letrave me vlerë për sivjet

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 16 shkurt do të mbahet ankandi i dytë i letrave me vlerë për vitin 2024, ku do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën 20 milionë euro.

Sipas Ministrisë së Financave investimi në obligacione është i sigurt dhe i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave për media.

Tutje thuhet se për detaje më të hollësishme rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, mund të kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Kosovë./21Media

Back to top button