Më 22 dhjetor nis gjykimi për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Më 22 dhjetor do të fillojë seanca e parë e gjykimit për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.
Seanca fillestare e shqyrtimit ndaj dy të dyshuarve E. R dhe Sh.K, nis nga ora 13:00.
Kështu ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit fillestar për dy të dyshuarit madhor E.R dhe SH.K. është caktuar me datën 22.12.2022 në ora 13:00”, ka thënë Gashi.
Lidhur me rastin Gjykata Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave, dy të moshës madhore e tre të miturve.
Vajza 11-vjeçare dyshohet se ishte dhunuar për disa orë radhazi më 27 gusht të vitit 2022.
Kodi Penal i Kosovës parasheh dënime nga 2 deri në 15 vjet burgim për dhunime e sulmet tjera seksuale./21Media

Back to top button