Kaloni te përmbajtja kryesore

Më 28 Nëntor mbahet koncert me klasikët shqiptarë

Për nder të festave të nëntorit, institucionet e Kosovës do të organizojnë ngjarje të ndryshme kulturore.

Në ditën e shënimit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë 111 vjet më parë, më 28 nëntor në Prishtinë, Filarmonia e Kosovës do të mbajë “Koncertin me klasikët shqiptarë”, nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani.

Në këtë mbrëmje të paharrueshme do të interpretohen këngët e artistëve shqiptarë, nën shoqërimin e Orkestrës Harkore të Filarmonisë, Oktetit vokal të meshkujve, Ansamblit “New Born”, dhe sopranos Zana Abazi Ramadani.

Koncerti mbahet në atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit duke filluar nga ora 20:00, ndërsa hyrja është pa pagesë, thuhet në një komunikatë për media.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button