RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Më 4 shkurt pritet të intervistohen rreth 100 ushtarë nga Gjykata Speciale”

Thirrjet për intervistim të Gjykatës Speciale pritet të vazhdojnë Përveç shkuarjes së dy ish komandantëve të UÇK-së, atij të zonës së Drenicës, Sami Lushtakut dhe të Llapit, Rrustem Mustafës tashmë pr

nga RTV2114 janar 201914 janar 2019

Thirrjet për intervistim të Gjykatës Speciale pritet të vazhdojnë

Përveç shkuarjes së dy ish komandantëve të UÇK-së, atij të zonës së Drenicës, Sami Lushtakut dhe të Llapit, Rrustem Mustafës tashmë pritet që në ditët në vijim të shkojnë për intervistim rreth 100 pjesëtarë të tjerë të UÇK-së.

Të paktën kështu bëri të ditur për KP, kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati.

Ai konfirmoi se Gjykata Speciale veçse ka aranzhuar që me datën 4 shkurt të shkojnë dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së për intervistë në Hagë.

I pyetur se nga cilat zona do të jenë të ftuarit për intervistë në Gjykatën Speciale, Gucati tha se të ftuarit do të jenë dhe të niveleve të ndryshme dhe nga zona të ndryshme.

“Me 4 shkurt kanë me shku dhe disa shokë tonë, për arsye se programin dhe orarin e ka ndarë Gjykata Speciale, me këtë datë do të udhëtojnë grupi i fundit, pritet të jenë rreth 100 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga disa zona të caktuara”, tha ai.

Tërë këtë proces, kreu i OVL të UÇK-së e cilësoi si proces të montuar, ku ritheksoi se kjo gjykatë është e papranueshme për ta.

Ndër të tjera, ai tha se janë duke planifikuar që të protestojnë dhe janë duke u organizuar që në mënyrë sa më masive t’i kundërpërgjigjen kësaj gjykate.

“Opsioni nuk hiqet për protestë, ne jemi duke diskutuar gjithmonë, ditët në vijmë do të vendosim”, shtoi Gucati.

Dje kanë udhëtuar drejt Hagës dy komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa. Mustafa është intervistuar sot në Gjykatën Speciale, ndërsa, Sami Lushtaku pritet të intervistohet të mërkurën.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

41 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë