Më 5 dhe 6 tetor mbahet festivali i filmave malorë ”BANFF”, në Prishtinë

”Banff Kosovo”, festivali i filmave për sportet malore dhe aventurën në natyrë, po vjen në Prishtinë për herë të dytë.
Për të folur në lidhje me këtë temë sot në emisinon ”Për ditë të mbarë” i cili trasmetohet në RTV21 ka qenë i ftuar organizatori i këtij oraganizimi, Besnik Shala.
Shala ka theksuar se interesimi nga ana e publikut për këtë festival është më i vogël në krahasim me vitin e kaluar.

Ndërkaq, Shala ka treguar se festivali mbahet më 5 dhe 6 nga ora 6:30 në ”Cineplexx”.
Ndërsa, përsa iu përket biletave organizatori ka treguar se të interesuarit mund t’i marrin ato në aplikacionin e ”Cineplexx-it” në Prishtinë./21Media

Kujtojmë që ”Banff Mountain Film Festival Kosovo” do të sjellë një program dy-ditor filmash plot aventurë, rrugëtime të largëta e ekspedita të rralla, të treguar nga autorë, fotografë e regjisorë nga e tërë bota./21Media

Back to top button