Me akuza për deputetin, aktivisti Qorri largohet nga VV-ja, Dugolli: Është i papërfillshëm

Akitvisit Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas Naim Qorri sot gjatë ditës njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik
Ai bëri me dje se bashkë me të janë larguar edhe dhjetëra delegatë të degës dhe aktivistë të qendrës në Drenas.
Ai përmes statusi në Facebook ka thënë se arsye e dorëheqjes është pasi që kanë përjetuar situata të padurueshme nga Qendra në Prishtinë në krye me Enver Dugollin.
“ Kohët e fundit, kemi përjetuar situata të padurueshme, aspak demokratike dhe denigruese nga udhëheqja e qendrës sonë, veçanërisht nga Qendra në Prishtinë me në krye Enver Dugollin. Kryetarja Egzona Tërdevci, që nga ardhja e saj në krye të degës sonë, ka instaluar një sjellje jo të shëndetshme në lëvizje, dhe së bashku me Enver Dugollin kanë punësuar individë në ndërmarrje publike dhe ministri të ndryshme në mënyrë të pandershme. Këta dy individë morën degën me 6000 vota në zgjedhjet qendrore, dhe për herë të parë morëm pesë asamblistë në zgjedhjet lokale. Megjithatë, për shkak të mos trajtimit të duhur të kërkesave, dy prej tyre tashmë nuk janë më pjesë e Lëvizjes.”, ka shkruar Qorri.
Ai po ashtu ka listuar një mori problemesh për të cilat ka bërë përgjegjës Dugollin dhe Tërdevcin.
“Zonja Egzona Tërdevci dhe zoti Enver Dugolli mbajnë përgjegjësi për:
1. Humbjen e imazhit të degës dhe mbi 70% të anëtarësisë;
2. Manipulimet me punësime në ndërmarrje publike dhe emërime politike të personave jo meritorë;
3. Mos trajtimin e kërkesave të kryesisë, që ka sjellë humbjen e dy asamblistëve të votuar në Lëvizje, duke lënë vetëm tre nga pesë që kishim, dhe një prej tyre është gjithashtu në dilemë;
4. Ndikimin e tyre në pronat publike të Drenasit, që janë dhënë në shfrytëzim tek të afërmit e ish-asamblistit të VV-së, përfshirë Stacionin e Trenit;
5. Mosfunksionimin e zyrës në Drenas dhe mungesën e aktivitetit koherent.”, ka shkruar ndër tjerash Qorri.
E lidhur me këtë deklarata portali rtv21.tv ka kontaktuar Duglloin i cili shkurtë ka thënë s enuk ka koment.
“Është i papërfillshëm”, ka thënë Dugolli duke iu referuar Qorrit.
Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovici dhe kryetari i Degës së PDK-së atje ka shpërndarë postimin e Qorrit duke i dëshiruar atij mirëseardhje në subjektin që ai udhëheq.
“Mirë se vjen Baxhë…Bashkë për Drenasin!”, ka shkruar i pari i Drenasit./21Media