Me armë, thika e shkopinj përleshen dy familje mes vete

Dy familje të cilat ishin në armiqësi janë përleshur mes vete pas një diskutimi që e kanë pasur mbrëmë.
Rasti ka ndodhur në lagjen Şekerhane të Alanyas në Turqi.
11 persona kanë mbetur të plagosur nga përleshja, ku janë përdorur armë, thika dhe shkopinj.
Mediat turke raportojnë se, njëri prej të plagosurve, i cili është dërguar në spital ndodhet në rrezik për jetë./21Media 

Back to top button