Me Covid-19 del për kafe

 

Një person me Covid-19 nuk iu përmbajt masës së vetizolimit, kështu duke dalë në një lokal për ta shijuar një kafe me miq.

Por, reagimi i Policisë ishte i menjëhershëm.

Mbrëmë rreth orës 20:25 në rrugën “Knjaz Millosh në Mitrovicë, gjatë kontrollit të lokaleve lidhur me zbatimin e urdhrit operativ gatishmëria dhe reagimi për Covid 19 patrulla policore ka hasur të dyshuarin (mashkull kosovar), i cili ka shkelur masën e vetizolimit.

Policia po e heton rastin enë lidhje me “përhapjen e sëmundjeve infektive”./21Media

Back to top button