Me fluturime të organizuara do të mbërrijnë refugjatët nga Afganistani

Deri në fund të kësaj jave, varësisht nga rrethanat në aeroportin në Kabul, me fluturime të organizuara pritet që të arrijë pjesa më e madhe prej 450 qytetarëve nga Afganistani në Maqedoninë e Veriut.
Siç informuan nga qeveria, bëhet fjalë për popullsi demokrate, të punësuar, gra dhe fëmijë nga familjet e atyre që kanë punuar për misionet humanitare dhe paqësore, aktivistë nga organizatat për të drejtat e njeriut, gazetarë, përkthyes, studentë, bursistë dhe qytetarë të cilët gjatë 20 viteve të fundit ishin përkrahës të NATO-s në Afganistan edhe të Armatës së RMV-së.
“Sipas informacioneve, Maqedonia e Veriut ishte ndër të parët, ndoshta edhe vendi i parë, i cili vetë u ofroi ndihmë SHBA-ve për këta njerëz që janë në rrezik pas vendosjes së regjimit taleban në Afganistan. Theksojmë se nuk ka rrezik për krizë emigrantesh, dhe ky operacion humanitar nuk duhet të lidhet me Qendrën për pranim të të huajve ose me kampeve për emigrantë në kufirin verior dhe jugor të shtetit tonë, për shkak se i njëjti është pjesë e aksionit të madh humanitar botëror”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muamet Hoxha, shkruan TV21./21Media

Back to top button