Peci: Osmani e pasigurt për rizgjedhje, Ramush Haradinaj kandidat serioz për President

(Lajm i përditësuar)
Peci: Osmani e pasigurt për rizgjedhje, Ramush Haradinaj kandidat serioz për President
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 duke e theksuar faktin se duhet të jenë dy kandidatë për postin e presidentit tha se Presidentja Vjosa Osmani e ka pasigurinë se do të propozohet përsëri.
”Vjosa Osmani ndihet e pasigurt që do propozohet për presidente të vendit,Ramush Haradinaj është kandidat serioz për postin e presidentit, duke u bazuar edhe në të kaluarën, por problem nuk do të jetë mbledhja e votave, por problem i tij është votimi, nuk besoj që VV-ja do ta votoj, në anën tjetër mund të shërbej që në sallë do të jenë 80 deputetë”, tha Peci.
Peci: As LVV-së nuk i duhet LDK-ja dhe as LDK-së nuk i duhet LVV-ja
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 tha se as Lëvizjes Vetëvendosje nuk i duhet Lidhja Demokratike e Kosovës dhe as Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk i duhet Lëvizja Vetëvendosje në këtë moemntum politik.
”As LVV-së nuk i duhet LDK-ja dhe as LDK-së nuk i duhet LVV-ja në këtë momentum politik, mendoj që pas kësaj LDK-ja e ka thënë disa herë se ata e kanë synimin që të arrihet marrëveshja për presidentin e jo qeverin, qëndrim korrekt dhe nese bashë deshirojmë me vazhdu përpara duhet të kemi një marrëveshje”, tha Peci.
Peci: Opozita është bashkë me VV-në për prishjen e rendit Kushtetues
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 tha se ai e sheh si problem serioz opozitën, pasi që sipas tij ajo është bashkë pjesëmarrëse me VV-në për prishjen e rendit kushtetues të vendit.
”Unë kam problem me opozitën, që do të thotë se opozita është bashkëpjesëmarrëse e plotë me VV-në prishjen e rendit kushtetues të Kosovës, nuk e kanë ruajtuar rendin kushtetues asnjë fije”, tha Peci.
Peci: Deshtëm apo nuk deshtëm, Kurti e ka pranuar vetëqeverisjen e komunitetit serb në Kosovë
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 tha se Kosova nuk ka partneritet tjetër përveç SHBA-ve dhe BE-së.
”Situata është e tillë, Kosova nuk ka mik tjetër nuk ka partnerë tjetër, i cili mund të ia siguroj mbijetesen përpos SHBA-së dhe BE-së, nuk kemi alternativë tjetër.
Ai tutje shtoi se ”Lista Serbe sot mundet me shku dhe vjen një parti tjetër që është e ngjashme me Listen Serbe”.
Ai tutje ka shtuar se me marrëveshjen në Bruksel është arritur dhe marrëveshja për vetëqeverisjen.
”Marrëveshja e Brukselit deshtëm apo nuk deshtem ne me pranu, atu është një pikë që kryeminsitri jonë e ka pranu, ajo është vetëqeverisja e komunitetit serb në Kosovë”, tha Peci.
”Me hedh hi syve të publikut” Peci: Po e luajnë rolin e patriotit
Lulzim Peci në ”Click” të RTV21 duke komentuar situatën politike pas zgjedhjeve të 28 dhejtorit dhe certifikimit të rezultateve tha se ajo çfare po ndodh në Kosovë është përseritje dhe se e gjithë pengesa është për shkaqe të politizimit.
”Kjo është si me hedh hi syve të publikut”, tha ndër tjera Peci.
”Hipokrizia e kësaj pune është se deri para dy jave me shefa të Listes serbe që janë në Beogradë e arritën marrëveshjen për të pa gjeturit knej ma shesin rolin e patriotit, ky patriotizëm nuk është patirotizëm është duke i dëmtuar interesat e Kosovës, është duke i jep argumente Serbisë dhe një pjese të Bashkësosë Ndërkombëtare”, , tha nder tjera Peci./RTV21/21Media