Me kë do e këndoja një këngë patriotike? Asim Gashi e thotë troç…

 Artisti Asim Gashi së fundmi ishte i ftuar në emisionin ‘’Ftohtë e Nxehtë’’ në RTV21 gjatë kësaj interviste ai tregoi se me kë do të këndonte një këngë patriotike.

‘’Me të thënë të drejtën ëndërr, edhe i kom dëgju shumë edhe që i dëgjojë edhe sot janë bijtë e Sefës, domethënë për fat të keq kanë vdekë të tjerët,vetëm Imeri është gjallë, po baca Imer i ka do vjet, edhe kështu që sot për sot si folklorist ku janë shumë të mirë dhe si ka ana e Dukagjinit bile na Drenica më shumë e dëgjojmë Dukagjinin se për shkak të diksionit të fjalëve, por që e admirojë shumë edhe me pëlqen shumë është Rifat Berisha’’, ka thënë  Gashi./21Media

Back to top button