​Me kë mund të ballafaqohen Barcelona e Real Madridit në Champions?

Faza vendimtare e Liga e Kampionëve ka mbërritur dhe ekipet kanë tashmë një ide më të qartë për rrugën që i pret në garën më prestigjioze evropiane për klube. Shorti i raundit të 1/8-ave do të hidhet këtë të premte, më 27 shkurt, në orën 12:00, në Nyon të Zvicrës.

Ekipet e mëdha spanjolle, Real Madrid dhe Atlético Madrid siguruan kualifikimin pas fitoreve në fazën play-off, respektivisht ndaj Benficës dhe Club Brugge, ndërsa Barcelona kaloi direkt në këtë fazë falë renditjes në top 8 pas fazës së grupeve.

Sipas rregullit të shortit, Real Madridi dhe Atlético Madridi do të vendosen në anë të kundërta të tabelës dhe nuk mund të përballen mes vete deri në një finale të mundshme. Ende mbetet për t’u përcaktuar pozicioni i Barcelonës në skemë.

Kundërshtarët e mundshëm për ekipet spanjolle:

Atlético Madridi, pas eliminimit të Club Brugge, mund të përballet me dy skuadra angleze: Liverpool ose Tottenham, dy ekipe me përvojë dhe ambicie të mëdha evropiane.

Nga ana tjetër, Real Madridi, që synon titullin e 16-të në histori, mund të ketë përballë një ribashkim spektakolar me Manchester City të Pep Guardiolës, ose një duel më të favorshëm në letër ndaj Sporting CP.

Barcelona, që pret pa luajtur play-off-in, mund të përballet me emra të mëdhenj. Paris Saint-Germain dhe Neëcastle United janë ndër kundërshtarët e mundshëm për katalanasit në raundin e 16-të.

Ekipet e kualifikuara në raundin e 16-të

Në short do të marrin pjesë 16 skuadra, mes tyre: Arsenal, Bayern Munich, Liverpool, Tottenham, Barcelona, Chelsea, Sporting CP, Manchester City, Neëcastle, Bayer Leverkusen, Atlético Madrid, Atalanta, Galatasaray, PSG dhe Real Madrid.

Ndeshjet e para të raundit të 16-të do të zhvillohen më 10 dhe 11 mars, ndërsa ato të kthimit më 17 dhe 18 mars. Finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet më 30 maj në Puskás Arena, në Budapest.

Back to top button