Me kërkesë të NATO-s, Turqia dërgojn “njësi rezervë” në Kosovë

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se me kërkesë të Komandës së Forcës së Përbashkët të NATO-s, është caktuar një batalion komando dhe se kanë filluar përgatitjet për transferimin e ushtarëve turq në Kazermën Sulltan Murat në Kosovë deri më 5 qershor

Sipas një komunikates Ministria Kombëtare e Turqisë e kanë ndjekur me vëmendje edhe zhvillimet në Ballkan, si rajon me vlera të përbashkëta historike dhe kulturore me Turqinë.

“Turqia shfaq qëndrim konstruktiv dhe u bën thirrje palëve për përmbajtje, për zgjidhjen me dialog të ngjarjeve të fundit në pjesën veriore të vendit mik dhe vëlla Kosovës, që dëmtojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Pas ngjarjeve në Kosovë, me kërkesë nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s/Napoli (Itali), një batalion komando i lidhur me Komandën tonë të Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë (Lüleburgaz), e cila më parë ishte caktuar në Forcën e NATO-s në Kosovë, është caktuar si njësi rezervë. Përgatitjet e nevojshme për transferimin e tij kanë filluar”, njoftoi  Ministria e Mbrojtjes.

Pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, NATO ka vendosur për 700 trupa shtesë në Kosovë, kurse edhe një batalion tjetër rezervë është vënë në gjendje të lartë gatishmërie/21Media

Back to top button