Me kornizën aktuale ligjore nuk ka hapësirë që pozita ta bllokojë formimin e komisionit

Partitë opozitare ka thënë se do të bojkotojnë punët e Kuvendit të Kosovës derisa të formohet komisioni hetimor parlamentar për energjinë.
Këtë deputetët e opozitës e kanë bërë të ditur dje pak minuta para se të largohen nga seanca plenare.
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha për rtv21.tv se në rastin e djeshëm me lëshimin e seancës, opozita përveç se ka pamundësuar miratimin e projektligjeve të rregullta ka pamundësuar edhe miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Ndërsa sa i përket çështjes së hetimit parlamentar, Cakolli konsideron që tentimi për ta zhvendosur vëmendjen mbi çështjen tek procedurat tregon që problemi është vet çështja e aspak procedura.
“Unë konsideroj se dje është dashur që të formohet komisioni hetimor parlamentar që është propozuar nga opozita dhe që është dashur të gjenden modalitete aty për aty për të zgjidhur çështjen e kryesuesit, edhe pse unë konsideroj që me kornizën aktuale ligjore nuk ka ndonjë hapësirë që pozita ta bllokojë këtë, për shkak se edhe me ligjin për hetim parlamentar përcaktohet që kur të kemi të bëjmë me propozim të 1/3 të deputetëve atëherë Kuvendi është i obliguar ta miratojë, nuk është në diskrediton të Kuvendit të vendos nëse do të formohet apo jo, por është i obliguar për një gjë të tillë”, tha ai.
Deputetët e opozitës mbajtën fjalën për bojkotimin e punëve. Ata sot dështuan raportimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në Komisionin për Integrime Evropiane. Aty u kërkua nga pushteti që ta respektojë më shumë opozitën.
Në debat është përfshirë edhe ministrja Haxhiu, e cila tha se në të kaluarën ka qenë e vështirë me i sjellë ministrat në Kuvend, ndërsa tash kur po vijnë, opozita nuk po pajtohet.
Partitë opozitare po duan themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike, si dhe punësimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës./21Media

Back to top button