“Më larguan nga 3 filma pasi bëra një operacion plastik”

Aktorja me origjinë indiane Priyanka Chopra, cila u përzgjodh “Miss World” në vitin 2000 ka treguar se ra në depresion pas një rinoplastike që u bë gabim vite më parë.

Chopra foli për përvojat e saj pas rinoplastikës. 40 vjeçarja tha se vuante edhe nga vështirësitë financiare për shkak të operacionit të gabuar që i krijoi një pamje të keqe në fytyrë, përcjell portali rtv21.tv
Aktorja pranoi se u pushua nga tre filma pas operacionit plastik. Chopra deklaroi se karriera e saj e aktrimit gati po merrte fund para se të fillonte.

Ajo po ashtu tregoi se nuk doli kurrë nga shtëpia për një kohë të gjatë pas operacionit, tha se babai i saj, i cili është mjek, e ka inkurajuar që të hyjë sërish nën thikë dhe të korrigjojë hundën.

Priyanka Chopra tha se regjisori i Bollyëood-it Anil Sharma gjithashtu e mbështeti operacionin dhe tha se ajo mund të ishte një personazh mbështetës në film pas operacionit, edhe nëse roli kryesor do të ishte ofruar më parë./21Media

Back to top button