Me lot në sy Ganimete Jashanica flet për vëllaun e saj – “Po du me ma bo një kangë se nashta është kanga e fundit”

Artistja e mirënjohur nga Kosova, Ganimete Jashanica ka qenë e ftuar dje në emisionin ‘’Bonbon’’ të RTV21 ku me lotë në sy ka folur për vëllaun e saj.

Ajo tregon momentin kur vëllau i saj i ka thënë se “Kishta dasht me realizu një që ndoshta është kënga e fundit”, shkruan portali rtv21.tv

“Nexhi e thirr në telefon Naimin dhe i thotë kisha dasht me realizu një që ndoshta është kënga e fundit, u prekëm shumë edhe publiku ka qajt për atë këngë. Nexhin pak në këtë drejtim e kam shtyer unë eja po e bojmë një duet, hajde se e kemi fituar vendin e parë me Zambakun e Prizrenit 3-4 herë jemi shpërblyer në festivale, edhe ajo këngë i doli prej shpirtit Naimit edhe unë po shpresoj dhe besoj që ajo këngë ( Këngë e fundit e dashnisë) do të këndohet në çdo shtëpi, në çdo vend” u shpreh ajo. /21Media

Për më shumë shikoni videon më poshtë:

Back to top button