Me një seri fotosh nudo, Spears përqafon ‘energjinë e lirë të grave’

 
Britney Spears është një “vajzë e re e guximshme” e cila po feston lirinë e saj, pas vitesh të tëra në kujdestarinë e babait të saj.
Spears, ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, në të cilat ka pozuar para pasqyrës, duke mos veshur asgjë përveç një palë çorape të bardha dhe një choker dantelle.

“Energjia e lirë e gruas nuk është ndjerë kurrë më mirë”, ka shkruar 40 vjeçarja krahas fotografive në Instagram. Në fotografi ajo ka mbuluar pjesët intime me një zemër rozë dhe emoji lulesh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)


Babai i këngëtares kishte të drejtë ligjore që ta kontrollonte jo vetëm jetën profesionale por edhe atë personale. Kjo ishte vendosur me një vendim gjykate 13 vjet më parë, për shkak të gjendjes jo të mirë psikike të saj.
Këngëtarja “ka luftuar” gjatë gjithë vitit 2021 për tu liruar nga kjo kujdestari dhe fansat nga e gjithë bota e po ashtu edhe kolegët e saj e kanë mbështetur në këtë rrugëtim./21Media

Back to top button