Me plis në kokë e veshje kombëtare, Rita uron 28 nëntorin me fjalët e veçanta
Artistja shqiptare, Rita Ora ka uruar gjithë shqiptarët me rastin e shënimit të 109 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në veshje kombëtare e me plis në kokë janë fotografitë që Rita ka ndarë me ndjekësit, ku ka bashkangjitur urimin.
“Urime dita e flamurit!! Happy Independence Day Albania”, ka shkruar artistja në Instagram.

Kështu, dje (28 nëntor) është shënuar kjo ditë, me ç’rast janë organizuar ahengje të ndryshme, shqiptarët në Shqipëri, Kosovë e çdo vend të botës. Gjithashtu, nuk kanë munguar as urimet e yjeve të estradës, që kanë zgjedhur fjalët më të veçanta për t’i uruar shqiptarët kudo në botë, me rastin e shënimit të 109 vjetorit të Pavaraësisë së Shqipërisë./21Media