Me rezultate befasuese mbyllet xhiro e 35-të e Superligës së Kosovës 

Sot janë zhvilluar pesë ndeshjet e xhiros së 35-të në Superligën e Kosovës, me ç’rast janë regjistruar disa rezultate befasuese.
Ajo që vlen të përmendet është që fitore kanë shënuar skuadrat si Drenica, Malisheva dhe Dukagjini që janë në luftë direkte për t’i ikur ndeshjeve të barazhit, derisa kampioni aktual Prishtina ka pësuar disfatë nga Drita me rezultat minimal 1-0.
Drenica e ka mposhtur Ballkanin 3-1, Malisheva ka triumfuar ndaj Gjilanit me rezultat 4-3, kurse Dukagjini e ka mposhtur Llapin me rezultat 3-2 në Klinë.
Ulipiana e ka mposhtur Feronikelin duke e mposhtur me rezultat 6-2.

Back to top button