RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
Me shtrenjtimin e energjisë elektrike do të pësojnë prodhuesit vendor
💼 Biznes

Me shtrenjtimin e energjisë elektrike do të pësojnë prodhuesit vendor

Përfaqësues të bizneseve dhe njohës të çështjeve të ekonomisë, thanë se nëse do të ketë një rritje tjetër të çmimit të energjisë elektrike prej 30 deri në 35% siç edhe është paralajmëruar, më së shumt

nga Kaltrina Berila3 mars 20253 mars 2025

Përfaqësues të bizneseve dhe njohës të çështjeve të ekonomisë, thanë se nëse do të ketë një rritje tjetër të çmimit të energjisë elektrike prej 30 deri në 35% siç edhe është paralajmëruar, më së shumti do të pësojnë bizneset prodhuese në Kosovë e rrjedhimisht edhe qytetarët të cilët përveç se do të paguajnë energjinë elektrike më shtrenjtë ata do të kenë edhe produkte më të shtrenjta, përfshirë ato esenciale siç është buka.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Skëndër Krasniqi, thotë se nga shtrenjtimi i energjisë elektrike, që pritet të ndodhë në muajin prill më së shumti do ta pësojnë bizneset prodhuese të cilat e kanë të pamundur që të operojnë dhe të mos i rrisin çmimet e produkteve të tyre.

“Nëse rritet çmimi i energjisë atëherë qysh ka me i ba konkurrencë prodhuesi vendor importit”, tha Krasniqi.

Në fund të fundit, Krasniqi, shton se Qeveria e Kosovës ka në dorë që ta shtrenjëtojë ose jo energjinë elektrike.

“Po qeveria ka përfaqësuesit e vet në ZRRE dhe ajo mund të marr vendim që të mos rritet çmimi i energjisë të dëgjoj zërin tonë”, tha ai për rtv21.

Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Lekë Musa, thotë se marr parasysh se ekonomitë familjare në Kosovë janë duke shpenzuar më shumë energji për ngrohje, çdo rritje e çmimit të saj do të godasë direkt xhepin e tyre.

“Nëse në nxehemi me klima zgjidhja për problemin e energjisë nuk do duhej të ishte shtrenjtimi i saj por përmirësimi i kapaciteteve prodhuesve”, tha Musa.

Ndryshe që nga viti 2021, Kosova ka blerë energji elektrike mbi 500 milionë euro, ndërkohë që qytetarët stepur nga faturat e larta dhe të papërballueshme të energjisë elektrike edhe para se operatorët eneregjitkë të publikonin kërkesat për shtrenjëtim të energjië elektrike deri në 35%./RTV21/21Media

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
LAJMI TJETËR →
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Lexo edhe

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

6 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

1 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

2 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë