Më shumë se 1900 civilë të vrarë në Ukrainë që nga pushtimi rus

Ka shkuar në 1900 numri i civilëve të vrarë, që nga pushtimi rus në Ukrainë.
Këto të dhëna janë regjistruar nga OKB-ja, teksa ka paralajmëruar se shifrat janë edhe më të larta.
Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), ka treguar se nga 1 mijë e 982 civilë të vrarë midis 24 shkurt-14 prill, 162 ishin fëmijë. Ndërsa nga 2 mijë e 651 civilë të plagosur 256 ishin fëmijë.
OHCHR tha se shumica e vdekjeve dhe lëndimeve ishin shkaktuar nga bombardimet dhe sulmet ajrore.
Komisionerja e Lartë për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet ka shprehur shqetësimin e saj për tmerrin ndaj raporteve për civilë të vrarë në qytetin Bucha, pranë kryeqytetit Kiev, duke thënë se ngriten pyetje serioze dhe shqetësuese në lidhje me krimet e mundshme të luftës si dhe ka kërkaur që të ruhen provat./21Media

Back to top button