Më shumë se 2 mijë banorë të Mariupolit janë vrarë

Në qytetin e rrethuar juglindor të Mariupolit – i cili ka qenë nën bombardime pa shërbime dhe furnizime thelbësore për gati dy javë, këshilli i qytetit thotë se 2,187 banorë tani dihet se janë vrarë.
Zyrtarët lokalë thanë se kishte pasur të paktën 22 sulme ruse në qytet gjatë ditës së kaluar.
“Njerëzit janë në një situatë të vështirë prej 12 ditësh. Nuk ka energji elektrike, ujë dhe ngrohje në qytet. Nuk ka pothuajse asnjë komunikim celular. Rezervat e fundit të ushqimit dhe ujit po mbarojnë”, thuhet në një deklaratë.
Forcat ruse kanë kapur periferinë lindore të qytetit.
Fotot e fundit satelitore tregojnë dëme të mëdha në infrastrukturë./21Media

Back to top button