“Me u bo nane osht si me bo update n’krejt jeten”, Dafina emocionon me fjalët e para pas lindjes së djalit

Me shumë emocion e dashuri, këngëtarja Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit e saj momentet e para pas ardhjes në jetë të djalit të saj, Daskan Gjergji.

Në një postim të ndjerë në rrjete sociale, ajo ka falënderuar të gjithë për përkrahjen dhe dashurinë që i kanë dhuruar familjes së saj në këtë kapitull të ri, përcjell portali rtv21.tv

“Faleminderit prej zemrës . Ju falenderoj krejt juve per dashnine e madhe e mireseardhjen qe ia keni bo djalit tone Daskan Gjergji n’kete bote”, ka shkruar ajo në fillim të postimit.

E përshkruan ndjesinë e të qenit nënë si një transformim të thellë, që prek çdo aspekt të jetës: “Me u bo nane osht si me bo update n’krejt jeten shpirt, trup, zemer, karriere… gjithçka ndjehet ma ndryshe, ma thelle. Jam super e emocionume per gjithqka qe po vjen.”

Artistja nuk ka harruar të shprehë respekt për të gjitha nënat dhe baballarët që sakrifikojnë dhe mbështesin familjet e tyre. “Nder e respekt per krejt nanat qe sakrifikojne gjithqka. Ju jeni superheroina e keaj bote. Edhe per baballaret qe qendrojne para grave te tyne, si mbeshtetja ma e madhe ju perulem”, është shprehur ajo.

Në fund, ajo ka falënderuar edhe bashkëshortin e saj, duke e cilësuar si “shkëmbin” e saj dhe shembullin më të mirë për djalin:

“Burrit tem, faleminderit qe je shkembi jem. E di qe ki me qene shembulli ma i mire per djalin tone. Ju du krejtve shume. Le ta nisim kete kapitull te ri bashke.”

Urimet dhe komentet e ndjekësve nuk kanë munguar, duke i uruar çiftit shumë gëzim dhe dashuri në këtë rrugëtim të ri si prindër./21Media

Back to top button