Kaloni te përmbajtja kryesore

​“Me zemrën plot”, Rama ndan foton e djemve të kombëtares duke festuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një fotografi të futbollistëve të Kombëtares duke festuar fitoren ndaj Serbisë.

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka shënuar fitore të rëndësishme në kualifikimet për kampionatin botëror 2026 si mysafire ndaj Serbisë mbrëmë në Leskovc me rezultat 1:0.

Një gol i mrekullueshëm i Rej Manajt në minutën e dytë të kohës shtesë të pjesës së parë siguroi për kuqezinjtë tri pikë të mëdha në luftën për vendin e dytë në grupin K.

“Me zemrën plot të këtyre djemve, ju uroj të diel të qeshur”, ka shkruar Rama në Facebook.

Shqipëria ndeshjet e radhës do t’i luajë kundër Andorrës në udhëtim më 13 nëntor dhe Anglisë si vendëse më 16 nëntor.

Pas gjashtë ndeshjeve, kuqezinjtë renditen në pozitën e dytë me 11 pikë, katër më pak se Anglia e para me 15 pikë nga pesë ndeshje. Serbia renditet e treta me 7, Letonia e parafundit me 5 dhe Andorra e fundit me një pikë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button