Kaloni te përmbajtja kryesore

Medalistja botërore dhe evropiane, Donjeta Sadiku bëhet me sallë të re stërvitore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pasditen e sotme mori pjesë në përurimin e hapësirave stërvitore të sportit të boksit, në bodrumin e Hotel Grand, ku edhe u mirëprit nga boksierja Donjeta Sadiku dhe ekipi i saj, hapësira këto të cilat tash e një kohë kanë qenë të pashfrytëzuara.

Falë bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) me AKP-në dhe me Federatën e Boksit, kjo hapësirë e cila u përurua sot, është funksionalizuar e finalizuar dhe tashmë është e gatshme për shfrytëzim.

Në përmbyllje të këtij përurimi, kryeministrit Kurti iu dhurua një dorëz e boksit e cila u nënshkrua nga vetë boksierja.

Donjeta Sadiku është sportistja e vetme jashtë ekipit të xhudos nga atletët e Kosovës që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, në pjesëmarrjen e dytë të saj.

Ajo është dekoruar më herët me medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në Stamboll 2022, si dhe me medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian në Budva po të njëjtin vit, duke u cilësuar si boksierja e parë dhe e vetme grua nga Kosova që ka arritur të fitojë medalje në garat ndërkombëtare të boksit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button