Mediat britanike e bëjnë lajm Kocin: Avokati rruan kokën në shenjë proteste

Një avokat nxori një makinë rroje para gazetarëve për të protestuar kundër dështimit të qeverisë së tij për të krijuar një asamble për herë të pesëdhjetë radhazi, nis artikullin meduimi britanik Metro, përcjell portali rtv21.tv

Duke qëndruar përpara Kuvendit të Kosovës në Prishtinë, avokati Arianit Koci i qethi flokët e tij të bardha me sfidë, ndërsa kalimtarët filmonin të mahnitur.

Ai tha për veprimet e tij: “Ato janë një akt simbolik. Shtetësia jonë në Kosovë po kërcënohet. Miqtë dhe armiqtë po bindën se ne nuk jemi të aftë të mbajmë një shtet.”

Edhe pse veprimet e tij ishin për të argumentuar diçka, duket se pasioni i momentit bëri që t’i mungonin disa fije floku. Ato gjithmonë mund të rriten përsëri, apo jo?

Koci është pritur me mbështetje nga kosovarët, të cilët e duartrokitën protestën e tij individuale.
Një mbështetës shkroi: “Ju jeni ndërgjegjja e pastër e kombit! Çdo veprim i juaji më mbush me shpresë dhe më jep mesazhin se ky vend nuk ka fund.”

Një tjetër shtoi: “Respekt. Mos u ngatërroni me këta budallenj.”

Por këto sjellje të çuditshme erdhën ndërsa tensionet në Kosovë vazhdojnë të rriten, pasi një ngërç politik ka vazhduar muaj pasi deputetët u votuan në detyrë.

Bllokimi rrjedh nga fakti se partia Vetëvendosje e kryeministrit në largim Albin Kurti, e cila kryesoi zgjedhjet e shkurtit, nuk fitoi mjaftueshëm vende për të zgjedhur kryetarin e parlamentit.
Kryeministri Kurti është akuzuar nga deputetë të tjerë për “përmbysjen e rendit kushtetues” në Kosovë duke mos formuar një kuvend 162 ditë pas zgjedhjeve.

162 ditë nuk janë shumë për Albin Kurtin sepse për të, kjo kohë është pjesë e një plani. Për përmbysjen e rendit kushtetues, për delegjitimizimin e demokracisë dhe institucioneve dhe për zhbërjen e vetë ADN-së së shoqërisë sonë.

“Nuk do të keni sukses sepse kjo nuk është vetëm një krizë politike, është një krizë morale dhe ne duhet ta ndalojmë atë”, tha deputetja Vlora Çitaku./21Media

Back to top button