Mediat e huaja shkruajnë për ngjarjen në Gllogjan

Mediat e huaja kanë shkruar për ngjarjen e sotme (e premte, 27 nëntor) në Gllogjan, ku tre persona u vranë e një tjetër u plagos pas të shtënave me armë zjarri në drejtim të një autobusi që po barte nxënës.
Associated Press ka shkruar për ngjarjen që tronditi vendin sonte, ku ka cituar zyrtarë policorë të cilët kanë konfirmuar viktimat dhe të plagosurit në këtë sulm me armë zjarri.
Edhe Washington Post citoi fjalët nga zyrtarët policorë, prokurori i shtetit, që të njëjtit kanë folur nga vendi i ngjarjes dhe njëkohësisht u kanë shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe shërim të shpejtë të lënduarve.
Sonte rreth orës 19:00, në një sulm ndaj një autobusi në Gllogjan të Deçanit, mbetën të vdekur tre persona dhe një i plagosur./21Media

Back to top button