Mediumi sirian shkruan për njohjen e Kosovës – e vendos në ballinë

Të mërkurën shteti i Sirisë, ka njohur pavarësinë e Kosovës. Këtë lajm e ka bërë të ditur presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Në deklaratën zyrtare të Sirisë për njohjen e shtetësisë së Kosovës thuhet se “Damasku pret me padurim krijimin e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës dhe zhvillimin e bashkëpunimit në fushat politike, ekonomike dhe kulturore”, transmeton portali rtv21.tv

Lidhur me këtë njohje mediumi i Sirisë, Sana.sy ka publikuar lajmin ku ky shtet njeh Kosovën si shtet sovran dhe demokratik, lajm të cilin e ka vendosur në ballinë.

“Republika Arabe Siriane shpreh shqetësimin e saj dhe rolin e saj për sjelljen e Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe rolin e saj në promovimin e politikës së dialogut, konvergjencës dhe konvergjencës së nivelit të lartë, të cilat kontribuojnë në sjelljen e tyre të favorshme. të gjitha interesave të përbashkëta të të dy kombeve”, thuhet në publikimin e mediumit sirian. /21Media

Siria e njeh pavarësinë e Kosovës

Back to top button