Mediumi zvicran “Blick” shkruan për Shpat Kasapin

Mediumi pretigjioz zviceran “Blick” ka raportuar për vdekjen e këngëtarit shqiptar Shpat Kasapi.
Blick shkruan: Kasapi, i cili vinte nga Tetova, konsiderohej si një nga zërat më me ndikim në muzikën pop shqiptare që nga fillimi i viteve 2000. Karriera e tij shtrihej në dy dekada dhe ndikoi ndjeshëm në kulturën pop në Shqipëri dhe Kosovë. Ai mbeti në qendër të vëmendjes vitet e fundit, veçanërisht përmes performancave të tij live dhe paraqitjeve televizive.
Këngëtari arriti popullaritet të madh me hite si “A më do” dhe u bë pjesë e televizionit në rajon. Nga Tetova në Prishtinë, ai konsiderohej si një nga artistët meshkuj më të njohur të gjeneratës së tij. Muzika e tij shfaqej rregullisht në evente dhe programe argëtuese.
Lajmi për vdekjen e Kasapit shkaktoi një valë ngushëllimesh. Mesazhe të shumta ngushëllimi u përhapën në mediat sociale, veçanërisht nga diaspora shqiptare. Kolegët nga industria e muzikës kujtuan performancat e përbashkëta dhe i bënë homazh punës së tij, shkruan Blick përcjell portali rtv21.tv
Simpati e madhe
Në Spotify, një nga këngët e tij më të famshme, “Valle Kosovare”, ka marrë pothuajse 30 milionë dëgjime dhe është ndër këngët e tij më të dëgjuara. Ky hit modern i dasmave ka qenë një element kryesor në festimet në botën shqipfolëse për vite me radhë. Kohët e fundit, në tetor 2025, Kasapi publikoi një këngë të re, “N’dahem sot”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?