Mehaj e Minixhozi diskutuan për zhvillimet e sigurisë

“Shqipëria dhe Kosova me bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror do të mposhtim të gjitha sfidat në rrugëtimin e përbashkët euroatlantik.”, kështu deklaroi sot ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, pas takimit me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin.
Mehaj u shpreh se me Minxhozin diskutuan për zhvillimet e përgjithshme të sigurisë, me theks të veçantë pas agresionit ushtarak të Rusisë mbi Ukrainën dhe reflektimit të tij, ndër tjera, edhe në rajonin tonë.
“Krahas vlerësimit të përbashkët të bashkëpunimit të lartë në mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, e falenderova dhe shpreha mirënjohjen e lartë për vendimin e autoriteteve të Shqipërisë për shtimin e trupave të FARSH në KFOR. E ardhmja e vendeve tona është e qartë dhe e sigurtë me rreshtimin tonë historik përkrahë vendeve demokratike perëndimore, qoftë si Shqipëria, vend anëtare e NATO-së, qoftë si Kosova, vend aspirues i vendosur për anëtarësim të shpejtë në të.”, shkroi Mehaj në Facebook./21Media
Back to top button