Mehaj: Familja Jashari 30 vjet më parë dëshmoi se ky vend ka Zot

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka kujtuar 30 vjetorin nga sulmi i parë i forcave të armikut kundër familjes Jashari në Prekaz.
Mehaj thotë se 30 vjet më parë familja Jashari i dëshmoi “forcave kriminale serbe se ky vend ka Zot”.
Ndërkohë ai ka uruar edhe Ditën e Veteranit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Sot 30 vjet më parë, Familja Legjendare Jashari, i dëshmuan me zjarr forcave kriminale serbe se ky vend ka Zot. Urime Dita e Veteranit të Luftës së UÇK-së! Sakrifica dhe Lavdia juaj – Shërbimi dhe Detyra jonë”, ka shkruar Mehaj në “Facebook”./21Media

Back to top button