Mehaj i pranishëm në panairin ”IDEF’21”, takohet me homologun turk
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është pritur sot në takim nga homologu i tij i Turqisë, Hulusi Akar.
Mehaj theksoi se ishte i nderuar nga ministri Akar për takimin e parë të tij, në ciklin e takimeve të planifikuara me ministrat dhe shefat e mbrojtjes së vendeve pjesëmarrëse në panairin ”IDEF’21”.
”Në takim diskutuam bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, si dhe bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes. Me këtë rast, ministrit Akar i shpreha falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për rolin dhe kontributin e madh të shtetit, qeverisë dhe Forcave të Armatosura të Turqisë në ndërtimin dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit tonë, vet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Mehaj në ”Facebook”.
Gjatë katër ditëve të panairit ”IDEF’21”, ndër më të njohurit në Botë, ministri Mehaj do të takohet me liderë përfaqësues të kompanive të industrisë së mbrojtjes ndër më të njohurat në botë pjesëmarrëse nga 83 shtete./21Media