Kaloni te përmbajtja kryesore

Mehaj: Operatorët e IT-së të gatshëm të kundërpërgjigjen ndaj çfarëdo tentative

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se kërcënimet dhe rreziqet kibernetike, si dhe masat preventive dhe reaguese janë sistematike nga ekspertët e Njësisë për Siguri Kibernetike e Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së.
Mehaj ka thënë se operatorët e FSK-së në gjithë sistemin e IT-së janë të gatshëm në përgjigje dhe kundërpërgjigje ndaj çfarëdo tentative.
Sipas Mehajt, qëllimi kryesor i Njësisë për Siguri Kibernetike e Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së është privatësia e të dhënave të sistemit nga sulmet potenciale kibernetike.
“Njësia për Siguri Kibernetike e Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së ka për qëllim kryesor, që të sigurojë besueshmërinë, integritetin dhe privatësinë e të dhënave të sistemit tonë nga sulmet potenciale kibernetike. Fushata e informimit dhe vetëdijësimit për sfidat, kërcënimet dhe rreziqet e kësaj natyre si dhe masave preventive dhe reaguese është sistematike nga ekspertët tanë dhe se operatorët tanë në gjithë sistemin e IT-së janë plotësisht të gatshëm në përgjigje dhe kundërpërgjigje ndaj çfarëdo tentative. Vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës”, u shpreh Mehaj në Facebook./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button