Mehaj për Betejën e Koshares: Binomi meritor i lirisë tonë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj e ka kujtuar sot Betejën e Koshares, duke e quajtur atë legjendare.
Mehaj ka theksuar se e kujtojnë e e nderojnë lavdinë e luftës dhe flijimit madhështor të 113 heronjve të kombit e artdheut.
”Lufta dhe sakrifica e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë popullit tonë, bashkë me mbështetjen e jashtëzakonshme të SHBA-së dhe aleatëve tjerë, mbeten përjetësisht binomi meritor i Lirisë sonë të shenjtë. Lavdi e përjetshme heronjëve të rënë e mbijetuar të Brigadës 138 ” Agim Ramadani” dhe gjithë të rënëve për Lirinë e Atdheut”, ka shkruar Mehaj./21Media

Back to top button