Mehaj: Shtohen operatorët specialistë për qitje të mprehtë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka deklaruar se janë shtuar operatorët specialistë për qitje të mprehtë.
Ai ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes po realizohen trajnimet në përputhje me misionin dhe konceptin bashkëkohor të profesionalizmit të kuadrove në të gjitha profilet.
“Edhe trajnimi dyjavor specialistik për qitje të mprehtë u realizua me sukses të lartë, si në pjesën terorike ashtu edhe atë praktike në qitje në kushte të ndryshme atmosferike. Efektiviteti shumë i lartë i treguar në qitje është dëshmi se komandot tona janë të përgatitur vetëm për fitore në çdo operacion”, ka shkruar Mehaj në “Facebook”.

Back to top button