Mehaj sot ka vizituar kampin ”Bondsteel”
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot e ka vizituar Kampin Amerikan ”Bondsteel”, ku me ç’rast i ka falenderuar SHBA-në, Departamentin e Mbrojtjes dhe kontingjentin amerikan të KFOR-it për lirinë, ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës.
Sipas Mehajt, ushtria Amerikane ishte dhe është garanti kryesor i sigurisë së vendit tonë, si dhe garanti kryesor i paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe global.
”Gjithçka që është ndërtuar, zhvilluar dhe avancuar në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë në vendin tonë në përgjithësi dhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK në veçanti, i atribuohet rolit jetik dhe mbështetjes së pazëvendësueshme të SHBA-së dhe ushtrisë së saj. E në vizitën time, përveç falënderimit për mbështetjes dhe bashkëpunimin e ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, i shpreha falënderimin dhe mirënjohjen edhe për angazhimin e pazëvendësueshëm të fundit të njësisë së helikopterëve në shuarjen e zjarreve”, ka shkruar Mehaj në facebook./21Media