Mehaj takohet me Kajar, i kërkoi prezencë më të madhe të trupave të KFOR-it në veri
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është takuar sot me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor, Ferenc Kajar me ç’rast i ka kërkuar prezencë më të madhe të trupave të KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës dhe përforcim më të madh të kontingjentit të saj.
Mehaj ka bërë të ditur se ky takim është mbajtur me qëllim të koordinimit të ngushtë me KFOR-in, pas agresionit ushtarak të Rusisë mbi Ukrainën.
”Gjithashtu me Gjeneral Kajar u pajtuam që të rritet koordinimi në mes institucioneve të sigurisë së vendit dhe KFOR-it , si dhe që të shtohen kapacitetet dhe vigjilenca në gjithë kufirin e vendit. Tendencat destabilizuese të Rusisë dhe satelitëve të saj ndaj vendit tonë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor tashmë janë të qarta dhe atyre do t’i kundërvihemi së bashku me aleatët tanë”, ka thënë Mehaj./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?