Mehaj takoi shefin e kompanisë që prodhon dronët Bayraktar: Blerja e dronëve, ndër investimet më të mëdha

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se blerja e dronëve Bayraktar ka qenë ndër investimet më të mëdha, të bëra për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Mehaj, i cili po qëndron për vizitë në Turqi, ka takuar sot shefin e kompanisë që prodhon dronët Bayraktar. Mehaj e falënderoi për bashkëpunim parimor dhe të besueshëm.

“Blerja e dronëve Bayraktar ka qenë njëri nga investimet më të mëdha që kemi bërë në ushtrinë tonë në vitin e fundit, falë përkushtimit të qeverisë sonë dhe prioriteteve tona si Ministri e Mbrojtjes. Për të falënderuar për bashkëpunimin parimor dhe të besueshëm si dhe për të parë fusha tjera në të cilat mund të ngrisim kapacitetet tona mbrojtëse, kam takuar shefin e kompanisë Baykar, z. Haluk Bayraktar”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ai tutje ka thënë se “pajisjet e ushtrisë tonë për qëllime të mbrojtjes, do të vazhdojnë të jenë prioritet i yni në suaza të standardeve të NATO-së”./21Media

Back to top button