Mehaj uron Bajramin: Solidariteti e lumturia qofshin të shtuara në festat tona

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka uruar besimtarët myslimanë festën e Kurban Bajramit.
Mehaj në fjalën e tij uroi për paqe, harmoni e gëzim me njëri-tjetrit.
“Gëzuar Kurban Bajramin të gjithëve, qytetarë tanë të besimit islam, ushtarë, nënoficerë, oficerë e zyrtarë të Ushtrisë sonë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, familje të heronjve , dëshmorëve e martirëve të Kombit e Atdheut, veteranë e invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. miq ndërkombëtarë të besimit islam që shërbeni në vendin tonë, Në këtë festë të veçantë, paqi gjithë bekimet e begatitë e Zotit, ju dhe familjet tuaja! Solidariteti, mirëkuptimi, harmonia, gëzimi e lumturia bashkë me dashurinë për njëri-tjetrin pa dallim, qofshin edhe më të shtuara për festat tona të përbashkëta”, shkroi Mehaj.
Ndryshe, besimtarët myslimanë sot kremtojnë Kurban Bajramin. Kjo festë, e cila simbolizon sakrificën e besimtarëve ndaj Zotit dhe humanitetin ndërmjet njerëzve, nisi me faljen e namazit të sabahut dhe më edhe atë të Bajramit në të gjitha xhamitë e Kosovës./21Media

Back to top button