Mehaj uron Shqipërinë: Sukseset tuaja janë edhe tonat

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i ka dërguar letër homologut të tij shqiptar me rastin e Ditës së Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Mehaj thotë se mbrojtja dhe përdorimi i Forcave të Armatosura kanë qenë domosdoshmëri në sfidat e mëdha për mbijetesën e shtetit shqiptar.
Mehaj në letrën e tij ka thënë se e ardhmja e forcave të të dyja vendeve është natyrshëm i përcaktuar nga niveli i koordinimit dhe sinkronizimit të objektivave.
“E ardhmja e forcave e tona qoftë në procesin e integrimeve euroatlantike , qoftë në zhvillimin e avancimin e aftësive e kapaciteteve ushtarake, është natyrshëm i përcaktuar nga niveli i koordinimit dhe sinkronizimit të objektivave tanë. Qoftë në relacionet tona vëllazërore, qoftë në relacione ndërshtetërore , qoftë edhe në proceset rajonale të iniciativave e programeve rajonale të mbrojtjes dhe sigurisë. Prandaj, sukseset tuaja si gjithmonë jane edhe suksese tona. Suksese të përbashkëta që do të forcohen edhe më në misione të përbashkëta , përkrah aleatit tonë të pazëvendësueshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tjerë”, ka shkruar Mehaj.
Forcat e Armatosura u krijuan në 4 dhjetor të vitit 1912 pak ditë pas krijimit të Shtetit të parë shqiptar në Vlorë./21Media

Back to top button