Mehmeti: Droga dyshohet se erdhi nga Brazili

 

Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës sonte kanë dhënë detaje për aksionin, ku janë konfiskuar rreth 400 kilogramë drogë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se me datë 3 maj ka pranuar informacion se një dërgesë e dyshimtë që destinuar për Kosovën ndodhet në një port italian.

Tutje, ai ka thënë se është arritur marrëveshje me autoritetet italiane që e njëjta ngarkesë të përcillet nga institucionet e sigurisë të këtyre vendeve dhe Shqipërisë.

Mehmeti ka theksuar se substancat narkotike ishin paketuar në 400 pako dhe ishte e kamufluar me pako të ngjashme si lloje të ndryshme të mishit.

Sipas tij, droga dyshohet se ka ardhur nga Brazili./21Media

Back to top button