“Mehmeti” u bë baba për herë të parë, djali kopje e tij

Aktori i njohur turk, Kıvanç Tatlıtug që në Kosovë u bë i njohur fal roleve të tij në serialet e ndryshme ka dhënë një lajm të mirë për fansat e tij.
Kivanç ose si e njeh publiku kosovar “Mehmeti”, është bërë baba për herë të parë.
Tatlıtuğ dhe bashkëshortja e tij, Başak Dizer, përjetuan lumturinë e të qenurit prindër mëngjesin e sotëm.

Çifti kanë marrë në krahë djalin e tyre të cilit ia kanë vënë emrin Kurt Efe. Mësohet se Kurt Efe është një kopje e babait të tij, shkruan Haberturk.
Duke ndarë emocionet e para si baba, Tatlıtuğ ka shkruar në Twitter se lumturia e tyre është e papërshkrueshme.
Ai i ka falënderuar të gjithë për urimet e mira.



Tatlıtug, i cili i dha jetë personazhit të “Kurt Seyit” në serialin televiziv “Kurt Seyit ve Şura” në vitin 2014, u frymëzua për emrin e djalit nga roli i tij në këtë projekt.

Başak Dizer, bashkëshortja e aktorit ka treguar se kanë vendosur ta quajnë djalin e tyre Kurt Efe, sepse me Kıvançin e kanë nisur lidhjen gjatë serialit “Kurt Seyit ve Şura”./21Media

Back to top button