Mekanikja me thonj të gjatë, s’po merret seriozisht nga burrat
Një modele me thonjë të gjatë, e cila ka punuar si mekanike për shtatë vjet me radhë, ka deklaruar se vazhdimisht është gjykuar për shkak të pamjes së saj glamuroze në punë.
Peyton Cicconi, 25 vjeç nga Oaklandi i Kalifornisë thotë se ka shpenzuar më shumë se 6000 dollarë për thonjtë e saj në pesë vjetët e kaluara, dhe se refuzon t’i prejë për shkak të punës.
Modelja që ka pozuar për markat e veshjeve “Killstar” dhe “Vera’s Eyecandy” vesh geta rrjet dhe minifunde ndërsa punon në vetura – nga rregullimi i motorëve deri tek montimi i rrotave të reja.
Mekanikja është shprehur se pavarësisht se ka bërë përvojë gati dhjetë vjeçare si mekanike, ajo ende nuk merret seriozisht në fushën e cila dominohet nga burrat dhe se vazhdimisht ngacmohet në punë.
“Përballem me shumë vështirësi në këtë industri, si grua. Ngacmohem çdo ditë”, ka thënë influencuesja e cila ka më shumë se 1,2 milion fansa në TikTok.
Cicconi ka treguar se kur ka nisur kursin për t’u bërë mekanike, ajo ishte e vetmja grua në klasën me 100 persona që ndiqnin kursin.
“Ishte e vështirë të gjeja punëdhënës që të më merrnin seriozisht”, ka thënë ajo.